HomeSport

Ndërron jetë legjenda Franz Beckenbauer

Ndërron jetë legjenda Franz Beckenbauer

Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare ish-futbollisti i kombëtares gjermane, Franz Beckenbauer, i cilësuar si një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Mediat gjermane shkruajnë se lajmin e ka dhënë familja.

Me origjinë nga distrikti Giesing, ai bëri karrierë te Bayern i Munihut, me katë trofe nacionalë.

Në vitin 1974 Beckenbauer fiton Kupën e Botës me një Gjermani që është quajtur e paharrueshme.

I spikatur në fushë me cilësitë e liderit, futbollisti do të shkëlqente me Gjermaninë si trajner në Botërorin e 1986-ës, që u mbyll me një nga finalet më të bukura të zhvilluara ndonjëherë: ajo me Argjentinën e Maradonës që u humb nga gjermanët me rezultat 3:2.