HomeKronike

Shtyhen seancat e sotme: Ja kur do të merren në pyetje nga SPAK Berisha dhe Malltezi

Shtyhen seancat e sotme:  Ja kur do të merren në pyetje nga SPAK Berisha dhe Malltezi

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka pranuar kërkesat e avokateve të ish kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit duke i shtyrë seancat e marrjes në pyetje për javën e ardhshme.

Sali Berisha u thirr të enjten në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje si person në hetim për veprën penale të korrupsionit.

Por avokatët e ish-kryeministrit kanë kërkuar shtyrje të seancës, pasi pretendojnë se kanë një axhendë të përcaktuar të enjten duke kërkuar një orë dhe datë tjetër për të shoqëruar Berishën.

Ish-kryeministri mbahet I izoluar në banesë prej datës 30 dhjetor, pasi gjykata caktoi masën e arrestit ne shtëpi me kërkesë të prokurorisë se posaçme. Prokuroria e Posaçme do të marrë në pyetje të mërkurën Jamarbër Malltezin, i cili po ashtu ndodhet në arrest shtëpie. Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha u arrestua nga SPAK për korrupsion.