HomeMetro

U prezantua në BBV me lot për sakrificat, ish-burri përgënjeshtron Ledionën: Mashtron, nuk është kujdesur për vajzën, po përdor familjen për famë

U prezantua në BBV me lot për sakrificat, ish-burri përgënjeshtron Ledionën: Mashtron, nuk është kujdesur për vajzën, po përdor familjen për famë

Ditën e sotme banorja e Big Brother Vip, Lediona Xheladinaj ndër të tjera foli dhe për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, që është dhe babai i vajzës, ku tha se kemi një marrëdhënie të mirë, gjithashtu ajo u shpreh duke thënë se e ka rrit me shumë vështirësi të bijën.

Gjëra që bien ndesh me komentin e lënë nga Jorgen Xoxi që është ish bashkëshorti i Lediona Xheladinajt dhe babai i vajzës së saj, në momentin që Lediona u fut në Big Brother.

Jorgen Xoxi duket i mlleftizuar nga “drama” e Ledionës dhe jo vetëm që i përgënjeshtroi por në një farë mënyre ai edhe e sulmoi duke thënë se po e përdor vajzën për tu viktimizuar.

“Mendimi i drejtë nga ana juaj se ajo zonja e vërtetë e ka kujdestari fëmijën por mos të viktimizohet se e di shumë mirë ajo kush e ka rritur, mbajtur, kush e ka veshur, kush e ka dërguar në shkollë etj, etj,.

Ajo do famë por mos të përdorin gënjeshtrat e të përdorin fëmijën sepse e njohin të gjithë personalitetin e secilit“, shkruan ish-bashkëshorti i Ledionës në komentin e tij në FB.