HomeDiaspora

VIDEO/ Shokon zëvendësi i Kurtit, lë të nënkuptohet që abuzuan me “të pagjeturit” për të ardhur në pushtet

VIDEO/ Shokon zëvendësi i Kurtit, lë të nënkuptohet që abuzuan me “të pagjeturit” për të ardhur në pushtet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur rreth strategjisë së Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për keqpërdorimin e fatit të mijëra shqiptarëve të zhdukur, si pjesë e strategjisë politike për të ardhur në pushtet.

Zëvendësi i Kurtit i ka shokuar qytetarët, sidomos familjarët e të pagjeturve, me një deklaratë të tij rreth stratregjisë për të ardhur në pushtet, shkruan Demokracia.com.

Besnik Bislimi tha se ka qenë shef i fushatës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit dhe do të jetë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Sa i përket premtimit se ‘Vetevendosje i kishte të pagjeturit kusht për dialog me Serbinë’, Bislimi la të nënkuptohej se ka qenë ‘strategji për ta sjellë Vetëvendosjen në pushtet’.

“Kam qenë shef i fushatës zgjedhore dhe mund t’ju tregoj se cila ka qenë strategjia për me iu pru juve aty ku jeni e Vetëvendosjen këtu ku është”, tha Bislimi sot në komision kur u pyet për abuzimin me temën e të pagjeturve në fushatë zgjedhore nga Levizja Vetëvendosje.

Vetëvendosje para se të vinte në pushtet e kishte përdorur shumë çështjen e të pagjeturve.

Kjo është një video nga vizita e Kurtit në OJQ-në “Thirrjet e Nënave”, ku ai u premton Nënave Gjakovare se do ta kushtëzojë dialogun me Serbinë me zbardhjen e fatit të mijëra të të pagjeturve. /Demokracia.com/

https://demokracia.com/wp-content/uploads/2024/01/WhatsApp-Video-2024-01-26-at-13.30.06.mp4?_=1