HomeAktualitet

Me Maliqin Partia e Lirisë “shpëtoi”! Një përforcim i fuqishëm për Ilir Metën: Tribun i vërtetë popullor

Me Maliqin Partia e Lirisë “shpëtoi”! Një përforcim i fuqishëm për Ilir Metën: Tribun i vërtetë popullor

Ish-kandidati për kryetar të bashkisë së Kuçovës i dalë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi, është bërë pjesë e Kryesisë së Partisë së Lirisë.

Lajmin e dha vetë Meta gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë.

“Më lejoni të bëj një propozim për të shtuar energjitë e Kryesisë së Partisë së Lirisë.

Edhe pse nuk është në rendin e ditës, kisha idenë që Lefter Maliqin, si një tribun i vërtetë popullor, ta bënim pjesë në Kryesinë e Partisë së Lirisë, pasi ai jo vetëm e ka fituar bashkinë e Kuçovës, por me energjinë e opozitarizimit të tij, ndriçon dhe përtej Kuçovës.

Jeni dakord? Po! E dija unë që nuk do të kishte asnjë kundërshtim”, tha Meta.