HomeDiaspora

Bini nuk reflekton: Nuk mund të na vendosë sanksione SHBA, ne nuk pyesim

Bini nuk reflekton: Nuk mund të na vendosë sanksione SHBA, ne nuk pyesim

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kemi trajtuar dhe i trajtojmë si aleatin kryesor, si partnerët kryesore të shtetndërtimit. Por historiku i marrëdhënieve tona me SHBA-të është shumë më i thellë dhe shumë më i gjatë. Prandaj nuk presim asnjëherë që SHBA-të të na sanksionojnë, apo të kenë ndonjë masë ndaj nesh”, deklaroi deputeti i Vetëvendosje, Enver Dugolli.

Kështu reagon Lëvizja Vetëvendosje në pushtet ndaj deklaratave të fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ambasadori Hovenier në Kosovë, për një krisje të marrëdhënieve për grindjen verbale për çështjen e dinarit.

Deputeti Enver Dugolli thotë për A2 CNN se raportet me SHBA-të janë jetike dhe se qeveria po i dëgjon shqetësimet e aleatëve. Ai nënvizon se çështja e dinarit nuk do të bëhet pjesë e diskutimeve në Bruksel.

Ndërsa analisti Arben Fetoshi, kërkon më shumë mature nga qeveria në adresimin e paralajmërimeve amerikane, për shkak të rrethanave që gjenden në rajonin tonë.

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt. Më pas u ofrua një periudhë 3 mujore për një tranzicion të lehtë për serbët në përdorimin e euros.