HomeMetro

Nëse doni të bëheni deputet, mos përrallisni për…

Nëse doni të bëheni deputet, mos përrallisni për…

Në qoftë se doni të bëheni deputet, mos përrallisni për shtimin e prodhimit të panxharit të sheqerit, të karburanteve, të grurit;

Mos flisni për tatimin mbi të ardhurat!

Mos u betoni për besnikëri ndaj Kushtetutës dhe Atdheut, mos dërdëllisni për mbrojtjen e interesave të punëtorëve, të nëpunësve, të fëmijëve.

Jo. Nëse ju doni të bëheni deputet, duhet të ulërini gjithandej:

– Jam një hajdut, përherë kam vjedhur dhe kam grabitur sa kam mundur!… /Roberto Arlt