HomeAktualitetKronike

Rëndohet situata pas shpërthim aksidental në Lushnje: 1 i vdekur! Mes 10 të plagosurve deputeti i PS-së, Bujar Çela në gjëndje të rëndë

Rëndohet situata pas shpërthim  aksidental në  Lushnje: 1 i vdekur! Mes 10 të plagosurve deputeti i PS-së, Bujar Çela në gjëndje të rëndë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur para pak momentesh në Lushnje në një biznes.

Burime bëjnë me dije se 1 person ka vdekur dhe dhjetë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital. Raportohet se mes të plagosurve është edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela.

Dyshohet se vinçi që punonte në kantier per vendosjen e profileve te hekurit ka hasur në telat përcjellës të energjisë elektrike. tek vendi i njohur si ‘rrethrrotullimi i plasmasit’.

Deputeti i PS, Bujar Çela i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Lushnjës si pasojë e plagëve të rënda të marra pas shpërthimit të fuqishëm në magazinën që kishte në pronësi në Lushnjë.

Burime bëjnë me dije se gjendja e tij është e rëndë. Ndërsa edhe 2 prej 10 të plagosurve janë nisur drejt spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar mjekësor.