HomeAktualitet

Ankohet portali i familjes Berisha: Duan që Salianji të mos kapë afatet e amnistisë

Ankohet portali i familjes Berisha: Duan që Salianji të mos kapë afatet e amnistisë

Portali i familjes Berisha, ka dalë zbuluar, duke treguar se amnistinë e duan për njerëzit e tyre, me në krye Ervin Salianjin.

Në një shkrim të kësaj të premte, portali i familjes Berisha ankohet se PS dhe gjykata janë koordinuar, që Salianji të mos kapë afatet e amnistisë.

Pra tani kanë dalë hapur, duke mos pretenduar më pafajësi, por duke kërkuar amnisti.

Kujtojmë që Salianji është dënuar me një vit burg në Gjykatën e Shkallës së Parë, për shkak të sajimit të çështjes “Babale”.

Por edhe pse ka më shumë se një vit që është dënuar, gjyqi për Salianjin është duke u zvarritur pafundësisht.

Dhe arsyeja është e qartë: Salianji kërkon të përfitojë nga amnistia, që mos të shkojë në burg.