HomeAktualitet

“Nuk ka asnjë nënkomision”! Çuçi shpjegon dakordësinë me opozitën: Plarformë për dialog politik brenda Komisionit të Ligjeve për ligjet me 3/5

“Nuk ka asnjë nënkomision”! Çuçi shpjegon dakordësinë me opozitën: Plarformë për dialog politik brenda Komisionit të Ligjeve për ligjet me 3/5

Në përfundim të Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi foli për dakordësinë e arritur me opozitën për ngritjen e dy komisioneve hetimore; për çështjen e mbrojtjes së bazës së të dhënave, i njohur ndryshe edhe si komisioni për TIMS dhe komisioni hetimor për shërbimet në shëndetësi.

“Gjithashtu ramë dakord dhe morëm një vendim në Konferencën e Kryetarëve për mandatitimin e Komisionit të Ligjeve për ngritjen e një platforme brenda këtij komisioni për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5 dhe për ato që janë pjesë e axhendës së integrimit europian”, deklaroi Çuçi duke theksuar se ka një keqkuptim pasi nuk do të ketë asnjë nënkomision apo grup pune.

Përsa i përket përbërjes së komisioneve hetimore, Çuçi tha se kjo do të zyrtarizohet javën e ardhshme.