HomeMetro

Nga sfidat e profesionit te pengu që i ka mbetur nga babai, Aleksandër Çipa rrëfehet në ‘Fit Station’

Nga sfidat e profesionit te pengu që i ka mbetur nga babai, Aleksandër Çipa rrëfehet në ‘Fit Station’

Aleksandër Çipa është një emrat më të njohur të gazetarisë, drejtuesi i “Unionit të Gazetarëve” dhe aktualisht drejtor i News24 ka ardhur në një rrëfim përtej profesionit për moderatoren Çenkuela Hasa në News24.

Moderatorja: Prej vitesh jeni një figurë e njohur publike por keni mbajtur një profil të ulët kur bëhet fjalë për jetën familjare apo personale, pse kjo zgjedhje?

Aleksandër Çipa: Unë kam ndroje nga dukja, babai im ka një varg që thotë “nuk jetoj nga buka por kam jetë nga shpirti”.

Dukja është një sëmundje e shoqërive pa brendi e pa substancë , dukja është një negativitet tranzicional i shoqërisë apo individëve që nuk gjejnë apo nuk peshojnë dot gravitetin e idenditetit të tyre.

Në këtë intervistë gazetari foli dhe për babain e tij Lefter Çipa i cili ka 3 vite që është larguar nga jeta.

Lefter Çipa ka qenë poet, autori më kreativ i polifonisë gjatë 40 viteve të fundit. Njëri prej studiuesve dhe hulumtuesve të poezisë orale popullore në trevat jugore të vendit.