HomeBota

Lajmi i fundit/ Atentati në Moskë, rritet bilanci i viktimave: 93 të vdekur, 3 fëmijë mes viktimave! 11 të arrestuar mes tyre 4 terroristë! Dy me pasaporta nga Taxhikistani

Lajmi i fundit/ Atentati në Moskë, rritet bilanci i viktimave: 93 të vdekur, 3 fëmijë mes viktimave! 11 të arrestuar mes tyre 4 terroristë! Dy me pasaporta nga Taxhikistani

Ka shkuar në 93 bilanci i të vdekurve nga antetati në sallën e koncerteve në periferi të Moskës. E bëri të ditur, Komiteti Hetues Rus. Mes viktimave janë dhe 3 fëmijë.

Autoritetet shëndetësore thonë se mbi 145 është numri i të plagosurve, prej tyre rreth 60 në gjendje kritike.

Ndërkohë drejtori i FSB-së, inteligjenca ruse, informoi presidentin Vladimir Putin për arrestimin e 11 personave, përfshirë 4 terroristë, të cilët morën pjesë në sulmin terrorist. Lajmi është bërë i ditur nga shërbimi për shtyp i Kremlinit. Kjo është bërë e ditur nga agjencia ruse e lajmeve Tass.

Dy të dyshuar për përfshirjen në sulmin e djeshëm në Moskë u arrestuan teksa në makinë iu gjetën pasaporta Taxhikistani.

Autoritetet e Taxhikistanit janë në kontakt të ngushtë me kolegët e tyre rusë për përfshirjen e supozuar të qytetarëve të vendit në sulmin terrorist të 22 marsit’ në Moskë, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Taxhikistanit për agjencinë ruse Tass.