HomeSport

Kjo është gjendja e grupeve pas ndeshjeve të para në Botërorin rus (rezultatet, renditja)

Kjo është gjendja e grupeve pas ndeshjeve të para në Botërorin rus (rezultatet, renditja)

Me ndeshjet e luajtura sot u mbyllën duelet e para në katër grupe, pikërisht në grupet A, B, C dhe D, ndërkohë që janë ende pa nisur ndeshjet në grupin E, F, G dhe H.

Në këto xhiro të para në grupe vihet re se fitoren më të thellë e ka realizuar Rusia përballë Arabisë Saudite në grupin A, 5-0, ndërsa ndeshja më e bukur ishte ajo e luajtur në grupin B midis Spanjës dhe Portugalisë e mbyllur në barazim 3-3.

Surprizë mund të quhet barazimi i Islandës ndaj Argjentinës në grupin D, ndërsa me fat mund të llogaritet fitorja e Francës ndaj Australisë, apo dhe e Uruguajit ndaj Egjipit, si dhe e Iranit përballë Marokut.

Të dielën do të ketë surpriza të reja, poasi zbret në fushë Gjermania në grupin F, ku ndeshet në orën 17:000 me Meksikën, ndërsa në grupin E, kryendeshja do të jetë ajo mes Brazilit dhe Zvicrës, një ndeshje që do të masë dhe forcën e vërtetë të brazilianëve në këtë Botëror. /Pamfleti Sport

 

Grupi A

Rusi-Arabia Saudite         5-0

Uruguaj-Egjipt 1-0

Renditja

Rusia                     3

Uruguaji               3

Egjipt                     0

Arabia Saudite   0

 

Grupi B

Marok-Iran                         0-1

Spanjë-Portugali              3-3

Renditja

Irani                       3

Spanja                 1

Portugalia            1

Maroku                0

 

Grupi C

Francë-Australi                 2-1

Danimarkë-Peru               1-0

Renditja

Franca                   3

Danimarka          3

Australia              0

Peru                      0

 

Grupi D

Argjentinë-Islandë 1-1

Kroaci-Nigeri      2-0

Renditja

Kroacia                                 3

Argjentina           1

Islanda                  1

Nigeria                 0