HomeDebat

Ja si reagon Shpëtim IdriziL për largimi i dy deputeteve të PDIU!

Ja si reagon Shpëtim IdriziL për largimi i dy deputeteve të PDIU!

Largimi i dy deputeteve të PDIU-së Reme Lala dhe Elena Xhina drejt Partisë Socialiste, ka sjellë edhe reagimin e kësaj force politike.

Kreu i saj Shpëtim Idrizi ka ndarë në rrjetin social Facebook qëndrimin zyrtar të partisë ku shkruan se ky nuk është ndonjë lajm i ri dhe se deputetet janë deklaruar pro PS-së që pas përfundimit të zgjedhjeve.

“Lajmet e vjetra që sot shiten si të reja, për individë që kanë qënë thjesht kandidatë të PDIU-së, sepse janë deklaruar me PS-në qysh në përfundim të zgjedhjeve, nuk sjellin asnjë ndryshim në veprimtarinë tonë politike për zgjidhjen e çeshtjes Çame. 

Çështja Çame na bashkon dhe na ndan me këdo … si një kauz jo vetem e jona, po e çdo shqiptari brenda dhe jashtë kufijëve”, shkruhet në komunikimin zyrtar. (TemA)