Një makinë është djegur gjatë natës në Vlorë në zonën e Plazhit të Vjetër dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Makina është në pronësi të Anjeza Shikos, drejtore e Tatim-Taksave në Bashkinë e Vlorës.
Makina ‘Volkswagen’ me targa AA444SV është djegur me benzinë rreth orës 22.15 të së dielës, teksa ishte e parkuar në garazhin e pallatit.
Në lidhje me ngjarjen policia thotë se ka shoqëruar në komisariat disa të dyshuar dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve.