HomeDosja X

Juristi Romeo Kara kujton me dhimbje se si e ekzekutuan mikun e tij hero, në Lazarat : “Pa lekë në xhep e në agjërim, e vranë me plumb në ballë”

Juristi Romeo Kara kujton me dhimbje se si e ekzekutuan mikun e tij hero, në Lazarat : “Pa lekë në xhep e në agjërim, e vranë me plumb në ballë”

Në raportin e fundit të EUROPOL janë identifikuar bandat më të rrezikshme, ku kryesohen nga bandat shqiptare që janë të përqendruar në trafikun e kokainës, heroinës dhe kanabisit. Në kuadër të këtij raporti, avokati Romeo Kara tha se në mesazhet e aplikacioni SKY ECC janë gjetur 80 milionë në gjuhën shqipe në funksion të krimit, gjuha e dytë më e përdorur pas anglishtes.

Avokati tha në “Jetë Shqiptare” në RTSH se Shqipëria është marr peng nga bandat dhe se ato kanë lidhjet e tyre në politikë dhe biznes dhe se ky fakt demotivon edhe punën e policëve.

“Bandat kanë marrë peng Shqipërinë. Janë bërë zot të vendit, biznesit , politikës. Kur një kryepolic përfundon dhe vdes pa asnjë lloj kuptimi, mendo për të tjerët, ky është demotivimi i policisë sot”, tha avokati.

Avokati tregoi edhe historinë e vrasjes së mikut të tij, policit Ibrahim Basha në Lazarat nga bandat e krimit.

“Ish miku im hero është vrarë me plumb ballit në Lazarat. Ibrahim Basha me aq para në xhep që është turp dhe të vjen të qash kur e mendon dhe me agjërim u vra kot. Personat e tjerë nuk i dhanë mësimin, por ndërhyri politika me kupolën e policisë për t’i arrestuar. Ata duheshin vrarë atje me plumb ballit njësoj, që të nxinin mend banditët. Por banditët kanë marrë peng vend, politika i ka frikë dhe i serviloset atyre”, tha avokati.