HomeSport

VIDEO/ Rastësia e frikshme! I njëjti gol dhe e njëjta lëvizje turpëruese për mbrojtësin: Anis Mehmeti përsëriti Armando Brojën e Southampton

VIDEO/ Rastësia e frikshme! I njëjti gol dhe e njëjta lëvizje turpëruese për mbrojtësin: Anis Mehmeti përsëriti Armando Brojën e Southampton

Anis Mehmeti është aktivizuar nga stoli në fitoren 5-0 të Bristol City kundër Blackburn. Futbollisti shqiptar do të hynte në fushë në minutën e 71 dhe vetëm 2 minuta më vonë, pasoi një magji e vërtetë.

Pasi ia mori topin nga këmbët kundërshtarit, Mehmeti hyri në zonë, me një lëvizje të gënjeshtërt të trupit nxori tërësisht jashtë loje mbrojtësin kundërshtar dhe më pas gjeti cepin e rrjetës.

Ky gol është i njëjti me realizimin e Armando Brojës në kohën e Southampton kundër Ëest Ham. E njëjta lëvizje turpëruese për kundërshtarin, i njëjti realizim, thuajse një rastësi e frikshme.

Edhe në atë kohë Broja kishte të njëjtin veprim për t’iu shmangur mbrojtësit të fundit duke gjetur të njëjtin cep rrjete.

Video e rastit Broja:

https://packaged-media.redd.it/7f495qv60vtc1/pb/m2-res_432p.mp4?

Video e golit të Mehmetit

https://twitter.com/i/status/1778189738236678367