HomeBota

VIDEO/ Irani lëshoi mbi 300 dronë dhe raketa! Izraeli zbraps 99% të sulmit me ndihmën e SHBA e aleatëve! Sulm edhe mbi Malin e Tempullit

VIDEO/ Irani lëshoi mbi 300 dronë dhe raketa! Izraeli zbraps 99% të sulmit me ndihmën e SHBA e aleatëve! Sulm  edhe mbi Malin e Tempullit

Forcat izraelite dhe aleate rrëzuan “shumicën dërrmuese” të mbi 300 dronëve dhe raketave të lëshuara nga Irani, gjatë sulmit të paprecedentë kundër Izraelit që u ndërmor naten mes 13 dhe 14 prillit 2024.

https://rumble.com/embed/v4mstg0/?pub=4

Në një video që qarkullon në internet duken raketat dhe dronët iraniane në qiellin e Jeruzalemit, tek Mali i Tempullit të cilat kapen para se të rrëzohen.

Mali i Tempullit konsiderohet pas Mekës dhe Medinës, si vendi i tretë i shenjtë i fesë islame. Dronët duken në qiellin mbi xhaminë me kupolë të artë.