HomeAktualitet

PD prish komisionin për “Teatrin”, Vokshi thërret “grupin e gatshëm”, Flamur Nokën dhe çunin e Fahriut

PD prish komisionin për “Teatrin”, Vokshi thërret “grupin e gatshëm”, Flamur Nokën dhe çunin e Fahriut

Një skenë qesharake po thuret sot në Komisionin e Edukimit dhe të Kulturës në Parlamentin shqiptar.

Edhe pse kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj ishte i ftuar në komision, kryetarja e komisionit Albana Vokshi ka prishur mbledhjen, për të mos lejuar Veliajn të japë argumentet e tij për projektin e Teatrit të ri Kombëtar.

Por, me qëllim për të mos lejuar Veliajn në flasë, Vokshi ka thirrur në ndihmë Flamur Nokën, çunin e Fahriut dhe Ervin Salianjin, të cilët e kanë shkatërruar fare mbledhjen.

Deputetët e opozitës kanë shkaktuar rrëmujë në një komision në të cilin duhet të flitet për artin e kulturën, po ku sot kultura e vetme që treguan deputetët e PD ishte ajo e dhunës.