HomeAktualitetMetro

Motiv! Koncerti i Alban Skënderaj përkon me 20 vite karrierë! Më 6 qershor në “Air Albania” bashkë me Miriamin

Motiv! Koncerti i Alban Skënderaj  përkon me 20 vite karrierë! Më 6 qershor në “Air Albania” bashkë me Miriamin

Këngëtari Alban Skënderaj me 6 qershor do të mbaje në stadiumin ‘Air Albania’ koncertin “Motiv”, që vjen në 20-vjetorin e karrierës së artistit. Interesi i publikut është i madh, duke bërë që shitja e biletave të tejkalojë kapacitetet e stadiumit.

Në vigjilie të 20 vjetorit të karrierës, artisti dhe këngëtari i njohur Alban Skënderaj vjen me 6 maj me një koncert në stadiumin “Air Albania”, titulluar “Motiv i jetës time”, i njëjtë si kënga e parë e që e ngjiti në skenë.

Pritshmëritë e artistit por edhe kapacitetet e stadiumit janë tejkaluar sa i përket kërkesës së lartë të qytetarëve për ta ndjekur nga afër.

Krahas tij do te jetë edhe bashkëudhëtarja e jetës, artistja Miriam Cami.

Koncerti nën emrin “Motiv” sjell përgjatë 120 minutave muzikën e këngëtarit Alban Skënderaj, nga hitet e tij më të fundit tek këngët e fillimit të karrierës së tij artistike.

Për afro 2 orë spektatorët do të kenë mundësinë të shijojnë Live magjinë e këtij koncerti të kuruar në detaje.

Nga ana e produksionit janë menduar zona të dedikuara për personat me aftësi të veçanta si dhe lehtësitë e nevojshme që garantojnë një argëtim dinjitoz