HomeDebat

Rama sqaron mashtrimet e prokurorisë! “Gazetarët nuk prodhojnë e s’kanë si nxjerrin sekret hetimor”: Merruni me burimin e stafit tuaj

Rama sqaron mashtrimet e prokurorisë! “Gazetarët nuk prodhojnë e s’kanë si nxjerrin sekret hetimor”: Merruni me burimin e stafit tuaj

“E drejta e informimit nuk është sekret hetimor, përfitoj nga rasti se shoh avokaten e popullit rastin e një gazetari u keqtrajtua për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Prokuroria iu vu mbrapa disa gazetarëve dhe për mua gazetarët nuk nxjerrin sekret hetimor, nuk i disponojnë, sekretet i disponojnë prokurorët kur gazetarit i bie në dorë sekreti nuk është më detyrim i tij të ruajë sekretin dhe nuk shkon drejt tij hetimi por drejt atyre që ia dhanë atij

Kjo është r qartë dhe nuk jka nevojë për interpretime e mashtrime, që në Kanun shkruhet e zeza mbi të bardhë se… lajmësi nuk ka faj, kush e prodhoi lajmin ose kush ia dha atij është burimi me të cilin duhet të merresh.

E them për të nënvizuar që informacioni mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekziston me vulë dhe firmë dhe nuk përfshihet në hapësirën e ngushtë që ligji e përcakton, ku hyn edhe sekreti hetimor është pronë publike,” tha Rama.