HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Hapet tuneli i Llogorasë! Shqiptarët nuk “harrojnë” tu këndojnë udhëheqësve: “Bregu” pret Edi Ramën me këngë labe por… voton belerët

VIDEO/ Hapet tuneli i Llogorasë! Shqiptarët nuk “harrojnë” tu këndojnë udhëheqësve: “Bregu” pret Edi Ramën me këngë labe por… voton belerët

Tuneli i Llogorasë u hap për qarkullimin e mjeteve këtë paradite.

Me një ceremoni festive me këngë e valle, tuneli 5.9 metra i gjatë u përshkua nga mjetet e para që udhëtojnë drejt jugut.

Tuneli lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat, duke mundësuar që infrastruktura drejt jugut të vendit të shkurtojë distancën në pritje të shifrave rekord nga turizmi gjatë këtij viti.

Hapja e tunelit do të bëhet me faza fillimisht për makinat e pasagjerëve dhe autobusët, dhe jo për ato me tonazh të rëndë. Tuneli i Llogorasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës me një projekt prej 139.6 milion euro.