HomeKronikeDiaspora

VIDEO/ Vrasja e policit serb, në vendngjarje u gjet pasaporta e tij! Reagon i akuzuari Artan Hajrizi: Nuk e kam bërë unë, vëllai më ka vjedhur dokumentet

VIDEO/ Vrasja e policit serb, në vendngjarje u gjet pasaporta e tij! Reagon i akuzuari Artan Hajrizi: Nuk e kam bërë unë, vëllai më ka vjedhur dokumentet

Autori i dyshuar për vrasjen e policit serb në Serbi, Artan Hajrizi ka reaguar lidhur me gjetjen e pasaportës së tij në vendngjarje. Me një video-call nga Gjermania, Hajrizi mohon të ketë qenë autori i vrasjes ditën e djeshme të policit Nikolla Krsmanoviq.

Sipas Hajrizit, ka qenë vëllai i tij Faton Hajrizi i cili i ka vjedhur dokumentet dhe pasaportën. Në video Hajrizi tregon pamjet nga stacioni policor në Gjermani, ku thotë se ka deklaruar atje dokumentet e vjedhura.

Hajrizi deklaron se nuk ishte në dijeni që vëllai i tij i kishte vjedhur pasaportën.

“Nuk kam qenë unë aty në momentin e vrasjes.” insiston Hajrizi.

Gjithashtu kur u pyet nëse do ti dërgonte një mesazh publik të vëllait ai tha: Fatonin vetëm të vdekur mund ta gjeni se i gjallë ai nuk dorëzohet. Nuk dua t’ia di se ku është sepse çdo gjë e kisha pritur nga ai, por që do të më vidhte dokumentet jo.