HomeDosja X

Akuzohet për korrupsion, GJKKO vendos masën ‘arrest në shtëpi’ për ish-gjyqtaren e Elbasanit! Pajtime Fetahu përlotet në gjyq: S’kam faj

Akuzohet për korrupsion, GJKKO vendos masën ‘arrest në shtëpi’ për ish-gjyqtaren e Elbasanit! Pajtime Fetahu përlotet në gjyq: S’kam faj

GJKKO ka vendosur vijimin e masës “Arrest në shtëpi” për ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu.

Gjyqtarja është prekur në sallën e gjyqit, ku në lot ka pretenduar se nuk ka patur dijeni për çfarë e akuzojnë.

Ndërsa për sekretaren e saj është lënë në fuqi masa e ndalimit të daljes jashtë vendit.

Ndërkohë seanca për ish-gjytqaren e akuzuar për korrupsion u zhvillua e veçuar nga 11 personat e tjerë për të cilët është ekzekutuar masa e sigurisë në kuadër të vijimit të operacionit “Plumbi i artë”.

Pas daljes nga seanca ish-gjyqtarja u shpreh se s’ka asgjë për të thënë.

Ish gjyqtarja Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të vettingut.+