HomeBota

Kievi: Nuk jemi të interesuar për aneksime, tani kontrollojmë 74 vendbanime! Moska në OKB: Ata do të pendohen

Kievi: Nuk jemi të interesuar për aneksime, tani kontrollojmë 74 vendbanime! Moska në OKB: Ata do të pendohen

Ukraina tani kontrollon 74 vendbanime në rajonin kufitar të Kurskut të Rusisë. Këshu ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes postuar në Telegram.

Ndërkohë sipas versionit rus, janë 28 vendbanime të kontrolluara nga forcat ukrainase në Kursk.

“Kjo është e rrezikshme, padyshim, për popullsinë e Ukrainës, duke pasur parasysh se raketat vazhdojnë të bien mbi ta dhe infrastrukturën e tyre energjetike. Është gjithashtu e rrezikshme për rajonin Indo-Paqësor”, ka thënë gjatë një konference shtypi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby.

Më tej Kirby shtoi se në qoftë se Moskës nuk i pëlqen inkursioni i armatosur ukrainas në rajonin rus të Kurskut, presidenti rus Vladimir Putin “thjesht mund të largohet nga Ukraina”.

Nga ana tjetër Dmitry Polyansky, zëvendësi i parë i përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara, ka deklaruar se sulmi nga ushtria e Kievit “është një hap për të cilin Ukraina pa dyshim do të pendohet shumë”.

Pushtimi ukrainas në rajonin rus të Kurskut “është mohimi më i mirë për të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që pretenduan se regjimi i Kievit ishte i orientuar drejt një zgjidhjeje paqësore të krizës ukrainase. Përgjigja është marrë dhe është një zgjedhje e qartë në favor të përshkallëzimit të situatës. Mos thoni që nuk ju paralajmëruam”.

Kështu deklaroi zëvendësi i parë i përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polyansky, gjatë një takimi jozyrtar të Këshillit të Sigurimit mbi “krimet e forcave të armatosura të Ukrainës dhe batalioneve kombëtare”. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Tass.