HomeDiaspora

Albin Kurti në ShBA, Departamenti i Shtetit e poshteron publikisht: Nuk kemi asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar, thjesht një tifoz

Albin Kurti në ShBA, Departamenti i Shtetit e poshteron publikisht: Nuk kemi asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar, thjesht një tifoz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të zhvillojë asnjë takim në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Nga DASH kanë thënë se nuk kanë asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar.

“Nuk kemi asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar,” – shkruan në përgjigjen e DASH-it për Kallxo.com.

Kryeministri Kurti është duke qëndruar në ShBA, ku po merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, me ftesë të NDI-së.

Ndërsa, nga Zyra e kryeministrit të Kosovës, dy ditë më parë kishin njoftuar në lidhje me udhëtimin e Kurtit në SHBA, ku kishin thënë se gjatë kësaj kohe, Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale.

“Përgjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri do të ketë edhe takime të ndryshme bilaterale,” – thuhet në njoftimin e ZKM-së, ku kishin treguar për agjendën e Kurtit në SHBA.