HomeAktualitetSport

“Shqiponja” mbizotëron në “Kaliningrad Stadium”: Shqiptarët mundin Serbinë (Video)

“Shqiponja” mbizotëron në “Kaliningrad Stadium”: Shqiptarët mundin Serbinë (Video)

Zvicra ka marrë një fitore spektakolare në sfidën e dytë të Grupit E të kampionatit Botëror kundër Serbisë.

Dy lojtarët me orgjinë shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri i dhuruan fitoren përfaqësues se Zvicrës që hedh një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në raundin tjetër.

Një super lojë e Zvicrës që mori një tre pikësh mëse të merituar duke e dominuar takimin dhe pse u gjendën të parët në disavantazh.

Një super gol i shënuar nga Granit Xhaka në minutën e 52-të dhe goli i Shaqirit në minutën e 90-të  i dhanë fitoren ekipit të Zvicrës duke zhvlersuar golin e Mitrovic.

Qershia mbi tortë e kësaj fitoreje të Zvicrës ishte festa me shqiponjë që bën dy lojtarët në momentet e shënimit.

Më poshtë golat e takimit. (TemA)

Goli i shenuar nga Mitrovic

Goli i shenuar nga Xhaka

Goli i shenuar nga Shaqiri