HomeAktualitetSport

VIDEO/ Shqiptari rrezikon jetën… hyn mes huliganëve serb që po tentonin të digjnin flamurin e Kosovës

VIDEO/ Shqiptari rrezikon jetën… hyn mes huliganëve serb që po tentonin të digjnin flamurin e Kosovës

Pas ndeshjës së mbrëmshme ku Zvicra mposhti Serbinë, shqiptarët shteteve evropiane dolën të festonin këtë fitore madhështore.

Shqiptarët e shumtë në Zvicër vërshuan rrugët e qyteteve ku përpos tyre kishte edhe tifozë serbë që kishin dalur të përkrahin kombëtaren e tyre.

Në videon e mëposhtme shihet teksa tifozët serb tentojnë t’i vëjnë flakën flamurit të Kosovës, një shqiptar hyn në mes të turmës dhe rrëmben flamurin.

Pasi mori flamurin, ai u ndoq nga pas nga huliganët serb.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Hardbrucke të Zurichut./Ekskluzive.al