HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Nuli i PD-së shkul mikrofonat e Kuvendit dhe përjashtohet! Spiropali mbyll seancën dhe paralajmëron opozitën: Aktet tuaja kanë pasoja

VIDEO/ Nuli i PD-së shkul mikrofonat e Kuvendit dhe përjashtohet! Spiropali mbyll seancën dhe paralajmëron opozitën: Aktet tuaja kanë pasoja

Mes kaosit dhe tensioneve, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka mbyllur seancën plenare, pasi deputetët e opozitës nuk kanë lejuar vazhdimin normal të punimeve.

Në fund, Spiropali njoftoi përjashtimin e deputetit Flamur Noka ndërsa i paralajmëroi ata se aktet e tyre do të kenë pasoja.

“Aktet tuaja do të kenë pasoja, madje dhe do të shqyrtohen”, tha Spiropali, e cila më pas mbylli seancën.

Noka u përjashtua nga seanca, pasi filloi të shkul mikrofonat.