HomeBota

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Meloni sulmon opozitën e majtë: Turp, po i kërkoni KE që të gjobitet Italia për të sulmuar qeverinë

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Meloni sulmon opozitën e majtë: Turp, po i kërkoni KE që të gjobitet Italia për të sulmuar qeverinë

Gjykata e Romës vendosi që emigrantët e parë që mbërritën në Shqipëri të rikthehen në Itali, duke e konsideruar mbajtjen e tyre jo të ligjshme.

Kjo ka shkaktuar një debat politik në Itali mes opozitës dhe qeverisë së Gerogia Melonit.

Mediat në Itali shkruajnë se partia në pushtet “Fratelli d’Italia” e quan këtë thjesht një vendim politik, ndërsa opozita e cila mesa duket është gëzuar për mosfunksionimin i është drejtuar Komisionit Evropian për të kërkuar ndëshkim për Italinë.

Georgia Meloni nga Libani kritikoi sjelljen: “Ata i kërkojnë Evropës të sanksionojë kombin e saj dhe qytetarët e saj, me të vetmin synim për të sulmuar politikisht këtë qeveri”

“PD, M5S dhe AVS i kanë paraqitur një pyetje Komisionit Evropian nëse synon të hapë një procedurë shkeljeje kundër Italisë për marrëveshjen për flukset migratore me Shqipërinë.

E kuptove drejt: disa parti italiane në fakt po i kërkojnë Evropës të sanksionojë kombin e tyre dhe qytetarët e saj, me qëllimin e vetëm për të sulmuar politikisht këtë qeveri. Një turp që nuk mund të kalojë pa u vënë re”, shkruan Meloni.