HomeDebat

“Ja si e ka ‘modernizuar’ Berishën nusja e djalit”! Ironia e Mero Bazes me deklaratën e Berishës për luksin e deputeteve

“Ja si e ka ‘modernizuar’ Berishën nusja e djalit”! Ironia e Mero Bazes me deklaratën e Berishës për luksin e deputeteve

Gazetari Mero Baze, botues i gazetës TemA, ka thumbuar deklaratën e fundit të Sali Berishës, ku lideri demokrat u ankua për çantat e shtrenjta të deputeteve të parlamentit shqiptar.

Ironia qëndron në faktin se, ndërsa Berisha rendit me pasion markat luksoze, bashkëshortja e djalit të tij, blogerja Armina Mevlani, shfaqet pothuajse çdo ditë me çanta dhe veshje pikërisht të këtyre markave.

“Ja si e ka ‘modernizuar’ Berishën nusja e djalit, duke i mësuar markat e shtrenjta të çantave,” shkruan Baze në një status në rrjetet sociale.

Me sa duket, njohuritë e Berishës për luksin nuk janë aq të rastësishme sa pretendon.