HomeAktualitet

Altin Dumani shpallet nga DASH një nga 10 kampionët e antikorrupsionit në botë, Blinken: Një nga njerëzit më të besueshëm! Goditi politikanë të lartë

Altin Dumani shpallet nga DASH një nga 10 kampionët e antikorrupsionit në botë, Blinken: Një nga njerëzit më të besueshëm! Goditi politikanë të lartë

Kreu i SPAK, Altin Dumani është dekoruar ditën e sotme nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken si “kampion i antikorrupsionit”. Vlerësimi u bë sot më 9 Dhjetor në Departamentin e Shtetit nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken në një ceremoni ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë.

Gjatë fjalës së tij Blinken u shpreh se Dumani goditi politikanë të lartë. Ai shtoi se kreu i SPAK ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Blinken gjithashtu e quajti Dumanin një nga njerëzit më të besueshëm.