HomeSociale

“Ishin të qeshur, të lumtur”! Vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite me ta

“Ishin të qeshur, të lumtur”! Vëllai i Parashqevi Simakut zbulon marrëdhënien e këngëtares me ish-bashkëshortin e saj: Kam jetuar dy vite me ta

Amaneti i mamasë së Parashqevi Simakut u përmbush: vajza u gjet. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, vëllai i këngëtares ikonike, Arben Simaku tregon se të shihte buzëqeshjen e Parashqevisë ishte lajmi i jetës që i lehtësoi zemrën.

Ben Simaku: Kjo është lumturia më e madhe e jetës sime. Edhe sikur të vdes nuk i kam më pishman gjë kësaj jete; se të paktën u realizua ajo dëshira e nënës sime

Ai tregoi detaje në lidhje me jetën e këngëtares në SHBA, ku zbuloi se ka jetuar për dy vite me motrën e tij dhe me ish-bashkëshortin (aktualisht) e kësaj të fundit.

Nder të tjera ai tha se mes tyre s’ka pasur probleme dhe se kanë qenë të lumtur.

Arben Simaku: Unë kam jetuar vetë, dy vite më të kur sa lindi fëmijën. Në një shtëpi bashkë me të, bashkë me të shoqin e saj.

Kanë pasur probleme në atë kohë?

Arben Simaku: Jo atëherë fare, asnjë lloj problemi. Shumë të qeshur, të lumtur…