HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Kurti pyet Ramën: A do të garojnë Berisha dhe Meta në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjia e Ramës… padiskutim!

VIDEO/ Kurti pyet Ramën: A do të garojnë Berisha dhe Meta në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjia e Ramës… padiskutim!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pyetur sot homologun e tij Edi Rama nëse kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të garojnë në zgjedhjet e radhës.

Kurti ia ka drejtuar këtë pyetje Ramës kur ata po ecnin krah njëri-tjetrit pas përfundimit të seancës së përbashkët plenare Kosovë-Shqipëri dhe teksa i drejtoheshin godinës qeveritare.

Në videon e siguruar nga T7+, Rama përgjigjet se “po, patjetër”, duke lënë të kuptohet se Berisha dhe Meta do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Kjo duket e pabesueshme por në fakt është ligjore pavarësisht të statusit të momentit të dy miqëve Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Në kodin zgjedhor në ligjin e dekriminalizimit, çdo person që nuk ka një dënim gjykatae të formës së prerë mund të garoj në çdo rast si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, madje mund të kandido edhe Abi por edhe Ilir Beqaj, nëse një subjekt e propozon siç garoi Beleri në Greqi.

Pra Rama i dha përgjigjie të saktë në bazë të ligjit, por ka një ngërç, sepse që të vazhdoi izolimi i Ilir Metës duhet të mblidhet këshilli i mandateve që t’i heq mandatin e fituar dhe ky eshtë një handikapi i madh, që vështirë se mund të rregullohet.

Por një gjë është e sigurtë Ilir Meta do jetë në krye të listës së Partisë së Lirisë, nëse deri në Maj nuk është dënuar nga gjykata e Apelit bashkë me babain e Zenit./Ekskluzive.al