HomeBota

Turqi/ Shpërthim në një fabrikë municionesh në provincën Balikesir, raportohet për disa të vdekur dhe të plagosur

Turqi/ Shpërthim në një fabrikë municionesh në provincën Balikesir, raportohet për disa të vdekur dhe të plagosur

Një shpërthim në një fabrikë municionesh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në provincën Balikesir të Turqisë. Guvernatori i Balikesirit, Ismail Ustauglu bëri të ditur se sipas informacioneve të para, nga shpërthimi që ndodhi në fabrikën në lagjen Karesi, kanë humbur jetën 12 persona dhe 3 janë plagosur.

Në zonë kanë mbërritur autoambulancat dhe makinat e policisë.

Balikesir ndodhet në rajonin Marmara të Turqisë. Sipas informacioneve të para nuk bëhet fjalë për sabotim apo sulm terrorist.

Video

https://x.com/ihacomtr/status/1871446308227109266?