HomeBota

Donald Trump: Ka pasur një dritë mbi të gjithë botën që kur u zgjodha president, na pret një vit i mrekullueshëm

Donald Trump: Ka pasur një dritë mbi të gjithë botën që kur u zgjodha president, na pret një vit i mrekullueshëm

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, tha se ka pasur ‘një dritë mbi të gjithë botën’ që kur ai u zgjodh president.

Ndërsa ecte në tapetin e kuq me gruan e tij, Melania, për të hyrë në festën e Vitit të Ri në Mar-a-Lago, ai u pyet se çfarë priste me padurim në vitin e ardhshëm.

“Vetëm një vit i mrekullueshëm, mendoj se do të ecim në mënyrë fantastike si vend”, parashikoi Trump.

“Mendoj se është bërë shumë përparim gjatë pesë javëve të fundit. Është shumë e mahnitshme kur shikon se çfarë ka ndodhur”, tha ai.