HomeSport

Juventus dhe Torino ndajnë pikët, barazim me gola në derbi (VIDEO)

Juventus dhe Torino ndajnë pikët, barazim me gola në derbi (VIDEO)

Juventus dhe Torino ndajnë pikët pas derbit të përfunduar 1-1. Pas vetëm 8 minutash lojë, “Zonja e Vjetër” kaloi në avantazhme anë të Yildiz. Sulmuesi turk, pasi lëvizi mjaft bukur, goditi me të majtën, duke dërguar topin pas shpinës së portierit Milekonovic.

Torino reagoi dhe shtoi ritmin, teksa u shpërblye me gol për presionin e bërë. Në minutën e 45-të, Vlasic dërgoi në festë Torinon, duke bërë që me golin e tij skuadrat të shkojnë në barazim në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nuk prodhoi gol, pavarësisht rasteve. Juventus është në vendin e pestë, ndërsa Torino është në vendin e 11-të.

Në ndeshjen tjetër të Serie A të luajtur sot, Atalanta nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në Udine.