Tashmë pas guximit për të shkelur ligjin dhe për ta përdorur atë si giotinë në duartë e opozitës dy ish punonjës të hershëm që në gen të strukturave të PD-së gjyqtari Erion Bani dhe prokuror noteri nga radhët e të persekutuarve Ols Dado… po kthehen në persona Vip, duke i rritur pjancën personalitetit të tyre, jo për shërbimet kriminale që i bëjnë një strukture politike, por për guximin e treguar duke u trimëruar se janë të pa prekshëm.
Pavarsisht akuzave she suklmeve me fakte dhe prova nga mediat me të vërtetë eshtë tejet i frikshëm guximi i këtyre dy qenieve me dy këmbë, që jo vetëm delirojnë, por i shtojnë më tepër faje vetes, si…shpifin për dënimin e zotit Veliaj, lajmërimet që bëjnë te eksponentët e PD-së shumë kohë para se Veliaj të arrestohej e deri te ndalimi i takimeve me të afërm gjë që është në kushtet e skandalit, kur një i dënuar për shitblerje votash si Fredi Beleri vinin dhe e vizitonin edhe derri edhe dosa nga Greqia dhe Shqipëria, pa patur asnjë lidhje familjare me të.
Sjellja me Erion Veliajn e dy shkallabanve të drejtësisë, të mbetur me njollë të zezë në SPAK dhe GJKKO, nga që Metanët flejnë gjumë, pas gjithë këtyre denoncimeve publike, nuk ka bërë gjë tjetër, por i ka trimëruar edhe më tepër, duke pretenduar se po i rrisin vlerat morale vetes duke u tallur me ligjin.
Mos hetimi nga ILD se si është bërë një noter prokuror dhe leja e ndërtimit me një kontratë dhurimi toke është një faqe e zezë për Metanin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, që as fytyrën nuk ja kemi parë e jo më të kontrolloi dhe të penalizoi shkelëit e ligjit gjyqtarë apo prokurorë. /Ekskluzive.al

