HomeAktualitetDebat

“Unë heshta për hir të Reformës”! Erion Braçe rrëfehet për rastin Gëllçi, drejtorin “që e arrestuan me urdhër të një oligarku”

“Unë heshta për hir të Reformës”! Erion Braçe rrëfehet për rastin Gëllçi,  drejtorin “që e arrestuan me urdhër të një oligarku”

Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi, sipas të cilit, vendimi për arrestimin e tij ishte i paligjshëm.

Braçe thotë se Gëllçi është arrestuar me urdhër të një oligarku, që donte të grabiste RTSH-në.

Ai shprehet se heshti atëhere, pasi ishte në mbështetje të SPAK.

Pjesë nga postimi i Braçes:

Ate kohe, pra kur u arrestua, dikush e quajti “dëm koletaral”, sipas tij normale ne rastet e reformave “te medha”.

Tani, vijon të jetë i tillë, por pas vendimit të Strasburgut, secili nga ata që e firmosën për ta arrestuar e dërguar në burg, mbajtur aty, po hesht – SPAK, GJKKO, Alepi, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese heshtin, në një akt të pashembullt shpërfillje që dhemb por edhe tmerron.

Mund te arrestohesh, te mbyllin ne burg, gjithcka gjykohet ne Strasburg e paligjshme, po kaq, asgje, keshtu funksionon, eshte normale! Jo, nuk është normale.

Se nuk eshte jeta jote, eshte jeta e tij ne familjen e tij.

Thoma Gëllçi nuk iku, ishte ne fshatin e tij buze kufirit, as e dinte kerkush qe ishte atje-ikte po te donte;

Telefonoi zv drejtorin e Policise se Shtetit, ju prezantua, i tha ku ishte, e pyeti ku duhej te paraqitej-e habiti ne fakt, shkoi vete ne Policine e Ersekes, e derguan ne Korce, pastaj ne Tirane me nje makine qe s’kishte as nafte per rrugen; kush e ben kete?!

Nuk e mbrojti kërkush! As une qe i detyrohem pafund-e qepa gojen se e kisha votuar vete Reformen, thelbin e saj SPAK, heshta dhe me vjen turp pafund; kurre nuk me vuri ne siklet per kete, as me kerkoi ta mbroja-fare, thjesht me kerkoi nje bluze te Partizanit!

Thoma Gëllçin e sulmoi cilido-individ e kompani, qe nuk pranonin ngritjen e nje transmetuesi publik-RTSH;

Shihni RTSH-ne sot, krahasojeni me ate qe beri Thoma Gëllçi dhe kuptoni se të drejtat ekskluzive që refuzoi t’i linte apo shiste tek privatët, ju kthyen në sulm dhe e çuan në burg, përmes një oligarku.

Ja spjegova kujtdo qe munda kudo-sy me sy, po nga te gjitha mora nje pergjigje: Ça të them?!

Ma thuaj sot!

Se është jetë njeriu, nuk është numër!

Ma thuaj me ze, pa frike, eshte detyrim:

Gabova, gabuam. I morëm copë nga jeta!