HomeDebat

“Sulmon drejtësinë për ta vënë nën presion”! Rama: “Ekspertët” që i thonë këto, kokëboshë ose daulle të paguara

“Sulmon drejtësinë për ta vënë nën presion”! Rama: “Ekspertët” që i thonë këto, kokëboshë ose daulle të paguara

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një artikulli ku thuhet se ai sulmon drejtësinë “për ta vënë nën presion si dhe për të minuar besimin e qytetarëve te këto institucione”.

Rama, për artikullin e publikuar nga “Reporter.al”, thotë se akuzohet për “një gjë të cilën nuk e ka qëllim”.

Ai më tej thotë se “ekspertët” të cilët i kanë bërë këto deklarata, janë “kokëboshë ose të paguar”.

“Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë akuzuesi o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj një daullexhi i paguar… Zakonisht këtej nga anët tona janë këta dy të fundit

Ndërsa qëllimi im është i shpallur: Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030”, shkruan Rama.