HomeSport

Ja pse zgjodha të bëj tifo për Serbinë! Komentatori shqiptar habit me arsyetimin e tij

Ja pse zgjodha të bëj tifo për Serbinë! Komentatori shqiptar habit me arsyetimin e tij

Komentatori shqiptar Kostandin Grillo ka sqaruar se pse zgjodhi Serbisë për të bëri tifo në Kupën e Botës, Rusi 2018.

I ftuar në emisionin “Botërori Rusi 2018” në “Ora News” Grillo theksoi:

“Unë e deklarova por nuk e morën ashtu siç e thashë unë. Unë jam tifoz me Hollandën, por në mungesë të asaj jam me skuadrat ballkanase. Pse të mos favorizojmë skuadrat ballkanase? Unë nesër jam me Kroacinë. Nuk jam tifoz i vdekur ose i flaktë i Serbisë”, shprehet Grillo.

Ai ka vijuar më tej:

“Në vitin 2002, isha tifoz i Turqisë. Në Shqipëri jemi rritur me një frymë për ta dashur futbollin e Jugosllavisë, jo vetëm të Serbisë, duke përfshirë edhe basketbollin”.