HomeDebat

“Luftë” me Ramën për emërimet dhe shkarkimet nga Bashkia? Reagon Erion Veliaj: Me Ramën kam vetëm mall të takohem

“Luftë” me Ramën për emërimet dhe shkarkimet nga Bashkia? Reagon Erion Veliaj: Me Ramën kam vetëm mall të takohem

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas raportimeve se mes tij dhe Ramës ka plasur “lufta” për emërimet dhe shkarkimet në Bashkinë e Tiranës.

“U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh.

E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.

E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.

E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”, shkruan ai.