HomeAktualitetDebat

Ironizon sërish Rama, ndan videon ku Basha ha byrek dhe Berisha pulë: Program gojëhapur, jo shaka! Lum kush voton për ta

Ironizon sërish Rama, ndan videon ku Basha ha byrek dhe Berisha pulë: Program gojëhapur, jo shaka! Lum kush voton për ta

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish PD marrë shkas nga akuzat e kësaj të fundit se shqiptarët janë në varfëri. Kreu i qeverisë ka ndarë një video të kandidatit për deputet Klevis Balliu, i cili dëgjohet duke thënë:

“Tavolinat e shqiptarëve janë gjithmonë e më të varfra si rrjedhojë e e mbitaksimit, vjedhjes dhe korrupsionit të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Me programin e PD, me uljen e taksave dhe rritjen e rrogave, tavolinat e shqiptarëve do të mbushen plot e përplot.”

Krahas këtij fragmenti, shfaqet Lulzim Basha duke ngrënë byrek ndërsa Sali Berisha duke ngrënë mish pule.

Kopliku: Do luftoj të fitoj edhe pse në listë të hapur, Bashaj: Do provoj veten
“Program gojëhapur, jo shaka, lum kush voton këta.”, shkruan me ironi kryeministri.