HomeAktualitetDebat

Ky është i çmendur apo në ëndërr! Berisha premton se do “zhbëjë” dhe E-albania: Të plas shpirtin! Më mirë paguajmë lekë se sa të…mërzitemi! Do punësojmë njerëz, rikthejmë zyrat për qytetarët

Ky është i çmendur apo në ëndërr! Berisha premton se do “zhbëjë” dhe E-albania: Të plas shpirtin! Më mirë paguajmë lekë se sa të…mërzitemi! Do punësojmë njerëz, rikthejmë zyrat për qytetarët

Sali Berisha premtoi rikthimin e zyrave të informacionit, pasi sipas tij platforma E-albania nuk funksionon.

Tani kur shoku Sali do vijë nmë pushtetin e të vdekurve në Sharrë do na drejtoi drejtë zyrave të tij tek ato shërbime, që merrnim me pagesë dhe ryshfet nëpër zyrat e militantëve të tij analfabet, por që sot kanë vdekur falë teknologjisë.

Këtë po e presin me “padurim” edhe këto demokratët e fshtatit.

Ja pjesë nga menduria e tij me disa banorë në Baldushkut:

“Sot kanë hequr qindra punonjës që kanë qenë në zyra për të informuar, për të orientuar qytetarët, gjoja me E-albania.

E-Albania është bërë si telefon i prishur, një telefon që nuk bie kurrë. Bjeri sa të duash, kliko aty, por ajo të plas shpirtin dhe nuk të jep shërbimin. Ne do të rikthejmë zyrat e informacionit, zyrat e takimit me qytetarët, zyrat e informacionit në mënyrë që qytetarët të marrin shërbimit dhe informacionet që duan.

Ky i zhduku këto dhe preu cdo lidhje me qytetarin. Klikimi në E-albania të do shumë kohë, ose nuk përgjigjet fare.

E-albania do të modernizohet, por pavarësisht kësaj ne do të hapim zyrat e pritjes për qytetarët”, tha kryetari i PD-së që ëahtë ne krizë psiqike, duke parë ëndrra se si do na kthej Shqipërinë e dikurshme, që e ka lënë gjithmon buzë greminës kur është larguar nga pushteti./Ekskluzive.al