HomeAktualitetDebat

Rama tjetër takim me diasporën në Itali, zbulohet data

Rama tjetër takim me diasporën në Itali, zbulohet data

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët e Italisë më 13 Prill.

Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama zbulon orën dhe vendin e këtij takimi.

“Me shqiptarët e Italisë, Milano, 13 prill 2025, 15:00

Centro Congressi, MalpensaFiere, Via XI settembre 16, Busto Arsizio (VA)”, shkruan Rama.

Kjo është vizita e dytë për këtë vit e kryeministrit Edi Rama në Itali, me emigrantët shqiptarë.