HomeSociale

Nga muaji qershor 2025 nis zbatimi, Shqipëria firmos në Romë marrëveshjen administrative për pensionet

Nga muaji qershor 2025 nis zbatimi, Shqipëria firmos në Romë marrëveshjen administrative për pensionet

Nga muaji qershor i këtij viti do të nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë.

Shqipëria dhe Italia kanë firmosur së fundmi marrëveshjen administrative që i hap rrugë zbatimit të saj dhe përfitimeve konkrete për pensionet për qytetarët shqiptarë dhe italianë, duke filluar nga muaji qershor i këtij viti.

Kjo marrëveshja është firmosur në Romë, Itali nga zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani dhe Ministrja e Punës dhe Politikave Sociale në Itali, Marina Calderone.

Marrëveshja për njohjen e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Italisë, u jep mundësinë emigrantëve shqiptarë që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë më 6 shkurt 2024 nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani. Nga marrëveshja pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që kanë kontribuuar në Itali prej më shumë se 30 vitesh.