HomeAktualitetDebat

Goditja politike e djalit të presidentit Trump ndaj Berishës: Grenell i bie Lelës si zëdhënës i PD-së

Goditja politike e djalit të presidentit Trump ndaj Berishës: Grenell i bie Lelës si zëdhënës i PD-së

Ish-ambasadori amerikan dhe ish-i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar përmes një postimi në platformën X duke përgënjeshtruar një shkrim të botuar një ditë më parë nga portali Hashtag.al i Neritan sejaminit, ku flitej për mosrealizimin e një takimi mes Edi Ramës dhe djalit të Presidentit Trump.

Në mënyrë të çuditshme, Grenell në reagimin e tij nuk i referohet drejtpërdrejt burimit origjinal të lajmit — Hashtag.al — por portalit ordiner Politico.al, që është një faqe e drejtuar nga ushtari i vogël i Saliut Alfred Lela, njëkohësisht zëdhënës i Partisë Demokratike.

Politico.al kishte bërë vetëm një ripublikim dhe me citim të plotë të shkrimit të Hashtag.al, pa ndërhyrë në përmbajtjen editoriale dhe pa mbajtur përgjegjësi për origjinalitetin e informacionit.

Arsyet përse Grenell vendosi t’i përgjigjet me emër zëdhënësit të PD-s, Alfred Lelës dhe Politico.al, duke mos iu referuar burimit të vërtetë të lajmit, mund të hamendësohen, duke i lidhur ato me abuzimet që këta kanl bërë kohët e fundit me përmendjen e SHBA-ve dhe të familjes Trump për arsye të politikës së brendshme.

Ndërkohë, postimi i Grenell është shpërndarë edhe nga Donald Trump Jr., djali i ish-Presidentit të SHBA, duke i dhënë kështu më shumë jehonë publike reagimit të tij.

Postimi i Richard Grenell në X:

“I dashur Alfred Lela,

E kuptoj që je vetëm disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Kam ndjekur zgjedhjet tuaja në heshtje nga distanca, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e NATO-s për Amerikën (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe pushuar).

Por ky lajm nga media juaj është NJË GËNJESHTËR E PLOTE.

Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse të interesojnë faktet.”