HomeAktualitetDebat

Kryeministri i Spanjës uron Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Shqiptarët mbështesin përpjekjet për anëtarësim në BE

Kryeministri i Spanjës uron Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Shqiptarët mbështesin përpjekjet për anëtarësim në BE

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka uruar kryesocialistin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Sanchez teksa e quan fitore të madhe arritjen e Ramës në 11 maj, shkruan më tej se shqiptarët mbështesin masivisht përpjekjet për ta future Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Urimi i Sanchez i bashkohet urimeve që Rama ka marrë më herët nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Urime Edi Rama për fitoren e madhe të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në masë të madhe përpjekjet për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Sanchez në rrjetin social ‘X’.