HomeAktualitet

“Lufta” për mandatin e vetëm të PD-së në listën e hapur në Tiranë: Tabaku thellon diferencën me Alimehmetin

“Lufta” për mandatin e vetëm të PD-së në  listën e hapur në Tiranë: Tabaku thellon diferencën me Alimehmetin

Vijon ende gara mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit në Tiranë, për të siguruar mandatin e deputetit në listën e hapur të Partisë Demokratike.

Jorida Tabaku është shkëputur me rreth 1000 vota nga Ilir Alimehmeti, pasi e parakaloi ditën e djeshme, gjatë numërimit të votave.

Nga të dhënat e deritanishme, Tabaku ka siguruar 11855 vota, ndërkohë Alimehmeti ka marrë besimin e 10858 qytetarëve.

Tashmë kanë mbetur edhe 518 kuti për t’u numëruar.