HomeAktualitetDebat

Negociatat për grupkapitullin e tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim

Negociatat për grupkapitullin e tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim

Kryeministr Edi Rama ka reaguar pas hapjes së negociatave për grupkapitullin e tretë me Bashkimin Evropian.

Rama thotë se deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur.

Rama shpreson që vendi të mbyllë negociatat në 2027-ën dhe të anëtarësohet në BE në 2030-ën.

Mesazhi i Ramës:

RRUGA DREJT SHQIPËRISË2030 VAZHDON PA NDALIM

Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3:

Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin

Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027